Olluri: Pse VV’ja po e fsheh që u furnizua falas me naftë nga kompania Ex Fis?
Gazetari Parim Olluri ka reaguar përmes Facebook pas publikimit të listës së bizneseve që kanë përfituar nga programi i rimëkëmbjes nga qeveria e kaluar, e udhëhequr nga Avdullah Hoti.
Ai ka thënë se pas skandalit me vaksina, tentativës për shtypje të mediave dhe ofendimit të pensionistëve, Qeveria Kurti është përpjekur ta ndërrojë temën.
“Veç bëhuni edhe pak transparent. Shkoni deri në fund. Tregone për publikun edhe këtë detaj: Në listën e koorporatave që po i akuzoni si të afërta me Qeverinë Hoti ishte edhe Ex-Fis. Në këtë koorporatë VV-ja ka marrë naftë falas. Jo pak, por kogja shumë. Rezervuarët full i keni mbushë aty. Kallëzoni pse ju lejonte që të shërbeheni falas juve si parti? I keni pëlqy që po e lexoni Hegelin a? Nuk jeni engjej as ju. Bari s’po hajna”, ka shkruar ndër të tjerash Olluri në Facebook, transmeton Periskopi.
Postimi i plotë:
“Zbuloj” se Qeveria Hoti ka qene e lidhur me korporata.