LAJMI I FUNDIT:

Leo Messi nuk ndalet, shënon që në fillim ndaj Getafes

Leo Messi nuk ndalet, shënon që në fillim ndaj Getafes

Lionel Messi ka vazhduar me formën e mirë edhe në kampionat, duke shënuar që në fillim ndaj Getafes.

Argjentinasi mori një top në mesin e fushës duke e udhëhequr drejt portës, ku edhe pse kishte disa kundërshtarë rreth, arriti ta gjuajë në portë.


Ai shënoi për 1-0 në minutën e shtatë të takimit.

Por nuk vonoi shumë dhe shifrat u barazuan, pasi Clement Lenglet shënoi në portën e tij për 1-1.

Barcelona kërkon fitore që të afrohet me kreun. /Telegrafi/