10 këngët e Rita Orës që numërojnë mbi 100 milionë dëgjime në Spotify

Mediale Vip

10 këngët e Rita Orës që numërojnë mbi 100 milionë dëgjime në Spotify

Më: 22 prill 2021 Në ora: 22:55
Rita Ora

Rita numëron suksese të reja në karrierë.

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, muajt e fundit po qëndron në Australi, ku është e angazhuar në disa projekte.

Por, ajo aktualisht po shijon suksesin e mini-albumit “Bang”, i cili rezultoi i suksesshëm dhe u komentua pozitivisht edhe nga kritikët.

Së fundi, artistja ka publikuar një tabelë, me të cilën numëron sukseset e saj në “Spotify”, ku renditen 10 këngët e saj me mbi 100 milionë klikime.

“Lonely Together”, “Your Song”, “Anywhere”, “Let You Love Me”, “Black Widow”, “For You”, “Ritual”, “Carry On”, “R.I.P” dhe “Girsl”, bëjnë pjesë në tabelë.

Kënga më e suksesshme në këtë listë është “Lonely Together”, e cila numëron mbi 500 mijë transmetime në Spotify. 

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat