Snoop Dogg ka tymosur bar me Barack Obama-n?

Snoop Dogg ka tymosur bar me Barack Obama-n?

Kush tjetër përveç Snoop Dogg mund të tymosë bar me një president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës?

Ikona e hip-hopit, 49 vjeç, lëshoi albumin e ri “From Tha Streets 2 Tha Suites” – dhe një këngë përmban një referencë për tymosjen e marihuanës në prani të ish-presidentit Barack Obama, shkruan NY Post, transmeton Insajderi.

Kënga “Gang Signs” ka një pjesë të tekstit që lë të kuptohet këtë.

Sigurisht, legjenda e repit mund të jetë dukë bërë shaka sidoqoftë, një gjë është e sigurt: Reperi më parë ka arritur të tymosë në një banjë të Shtëpisë së Bardhë.

Siç kishte raportuar më parë Page Six, Snoop bëri zbulimin e madh në një episod të serialit të tij në internet “GGN: The Double G News Network” në 2014: “A keni tymosur ndonjëherë në Shtëpinë e Bardhë?” i ftuari Jimmy Kimmel pyeti reperin

“Në banjë”, – zbuloi më pas Snoop, “Jo në Shtëpinë e Bardhë – por në banjë”. /Insajderi.com