Napoli bindshëm ndaj Lazios

Futboll

Napoli bindshëm ndaj Lazios

Më: 22 prill 2021 Në ora: 22:58
Napoli bindshëm ndaj Lazios

Napoli i Elseid Hysajt triumfoi me rezultatin 5:2 ndaj Lazios, në sfidën e vlefshme për javën e 32-të të Serisë A.

Ishte derbi mes shqiptarëve, pasi te Napoli luajnë Amir Rrahmani dhe Elseid Hysaj, derisa te Lazio te Thomas Strakosha dhe Vedat Muriqi.

Prej tyre, vetëm njëri startoi, Elseid Hysaj, derisa Muriqi u inkuadrua në lojë për Lazion në minutën e 84’, derisa Rrahmani për Napolin në minutën e 71-të,

Dominim absolut i skuadrës së Gatuzos, që arriti të shënonte 2 herë në pjesën e parë. Ishte Insinje që hapi serinë e golave në minutën e 7-të duke u treguar i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, ndërkohë që në minutën e 12-të Politano dyfishoi shifrat.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 2-0. Vendasit nuk u mjaftuan me këtë epërsi, teksa në pjesën e dytë, ishte Insinje, që në minutën e 53-të, ngriti shifrat në 3-0. Më pas ishte radha e Mertens, për t’i dhënë një goditje të madhe lacialëve, duke çuar shifrat në 4-0. Pavarësisht disavantazhit të 4 golave, Lacio provoi ta rihapte sfidën duke realizuar 2 herë në harkun kohor të 4 minutave me Imobilen dhe Milinkoviç-Saviç.

Për të vulosur sfidën mendoi sulmuesi Osimhene, i cili në minutën e 80-të shënoi golin e 5-të. Vlen të theksohet fakti se titullar në përballjen e sotme, ishte edhe Hysaj, i cili bëri një paraqitje tepër dinjitoze.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat