Aksidenti i rëndë/ Makina e policisë përplas për vdekje këmbësorin, i cili dyshohet…

Apr 22, 2021 | 23:19
SHPËRNDAJE

Aksident në aksin rrugor Korçë – Pogradec, në afërsi të fshatit Ciflig.

aksiden

Një mjet policie ka përplasur një shtetas i cili ka qenë këmbësor.

Mësohet se shtetasi ka ndërruar jetë në vendngjarje. Paraprakisht dyshohet se viktima ka qenë i dehur duke ecur në rrugë.

Njoftimi: 

Më datë 22.04.2021, rreth orës 22:50, në aksin rrugor Korçë-Maliq, pranë fshatit Çiflig, Korçë, automjeti i policisë tip “Ford”, ka aksidentuar një këmbësor rreth 45 vjeç, ende i paidentifikuar, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor në bashkëpunim me Shërbimin për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, nën drejtimin e Prokurorisë Korçë, po kryejnë veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura