Berisha: Vuçiç hoqi Pandeli Majkon nga lista e Ramës sepse është pro Kosovës - Gazeta Express
string(75) "berisha-vucic-hoqi-pandeli-majkon-nga-lista-e-rames-sepse-eshte-pro-kosoves"

Shqiperi

Gazeta Express

22/04/2021 23:25

Berisha: Vuçiç hoqi Pandeli Majkon nga lista e Ramës sepse është pro Kosovës

Shqiperi

Gazeta Express

22/04/2021 23:25

Ish-kryeministri Sali Berisha komentoi mbrëmjen e sotme, deklaratën e Presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiç. I ftuar në “Syri TV”, Berisha deklaroi se Majko u hoq nga lista pasi ishte pro kosovar dhe në çdo rast sipas tij do ishte ndryshe.

“Vuçic e bëri atë më shumë për të dëmtuar opozitën. Se Vuçiç pa që ka vërshuar një përkrahje e jashtëzakonshme ndërkombëtare për Lulzim Bashën. Europa është shprehur si asnjëherë tjetër në zgjedhje të përgjithshme në favor të një kryeministri të ardhshëm që është Lulzim Basha.

Lexo Edhe:

Nga të gjitha këta që keni parë në ditët e fundit, njëri prej tyre është de facto njeriu më i rëndësishëm i Parlamentit Europian, ai doli haptas, nuk e bënte kurrë ai pa një ujdi shumë të gjerë. Ai doli haptas për ti thënë shqiptarëve që kryeministrin ynë për Europën është Lulzim Basha.

Vuçiç i shikon këto dhe çfarë të bëjë, po i thotë Europës se mbrapa Lulzim Bashës është Shqipëria e madhe. Që në fillim ai ka thënë se Beogradi është i përkushtuar në fushatën elektorale të Ramës. Pse e hoqën Majkon nga lista? Sepse Majko ishte pro kosovar. Pra në të gjitha rastet ishte ndryshe”, tha Berisha