Sport

Barcelona mposhtë Getafen dhe vazhdon garën për titull

Autori: Gazeta inFokus 23:51 | 22 April 2021

Skuadra e Barcelonës ka shënuar një fitore shumë të rëndësishme ndaj Getafes në kampionat, shkruan Gazeta inFokus.

Katalunasit kanë triumfuar në shtëpi me rezultat 5-2, në takimin e vlefshëm për javën e 31-të në La Liga.

Në duelin e zhvilluar në ‘Camp Nou’, golat për Blaugranët i realizuan Lionel Messi 2x (8’ dhe 33’), Ronald Araujo (87’), Antoine Griezmann (90+3’) dhe një autogol i Sofian Chakla (28’).

-Advertisement-

Kurse për mysafirët shënuan Enes Unal (69’) dhe një autogol i Clement Lenglet (12’).

Pas kësaj fitoreje, Barcelona renditet i treta me 68 pikë, 5 me pak se Athletico Madridit që kryeson dhe dy me pak se Reali që pozicionohet i dyti, kurse Getafe mbetet e 15-ta me 31 sosh./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion

Të tjera