MANITA E BARCELONËS! Fitore 5-2 ndaj Getafes, dygolësh i Messit (VIDEO)

22 Prill 2021
23:57
Telesport
back button

Barcelona ka triumfuar me spektakël ndaj Getafës në shtëpi me shifrat 5-2, duke u konfirmuar në luftën për titull në La Liga. Një fitore që i çon katalanasit në kuotën e 68 pikëve, 5 më pak se Atletico Madrid, por me një ndeshje për të rikuperuar.

Sfida e sotme nisi mjaft mirë për Barçën, që kaloi në avantazh pas vetëm 8 minutash. Leo Messi shënoi pas një pasimi të bukur të Busquets. Festa e vendasve nuk zgjati shumë, pasi 4 minuta më vonë Getafe barazoi pas një autogoli të Lenglet.

Pavarësisht golit të pësuar Barcelona nuk e uli ritmin dhe shënoi edhe dy herë të tjera brenda pjesës së parë. Fillimisht, një gafë e mbrojtjes së Getafes i dhuroi avantazhin 2-1 pas një autogoli, ndërsa goli i 3-1 u shënuar nga Messi.

Në pjesën e dytë, miqtë e rihapën përsëri sfidën, pasi në minutën e 69’ gjetën golin me anë të Enes Unal. Sulmuesi turk fitoi një 11-metërsh dhe e shndërroi në gol. 3 minuta nga fundi i kohës së rregullt ishte Araujo që hipotekoi fitoren, ndërsa në minutën e 93′ pati festë edhe për Griezmann, që shndërroi në gol një penallti dhe gjithçka u mbyll me shifrat 5-2 në favor të Barcelonës.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit