VIDEO/ Lionel Mesi tregon gjithë klasin me veprimin e bërë, i fal golin Griezman dhe heq dorë nga tripleta

Lionel Mesi ka treguar edhe njëherë tjetër që është një futbollist i madh edhe në sjellje. Ylli argjentinas shkëlqeu sërish për katalanasit në fitoren e arritur në shifrat 5-2 kundër Getafes. Mesi arriti të shënonte dy gola dhe të dhuronte një assist, ndërsa ndeshja po mbyllej në rezultatin 4-2.

Në minutën e fundit do të akordohej edhe penalltia për vendasit, ku argjentinasi mund të shënonte tripletën. Megjithatë duke mos u treguar egoist, Mesi ka hequr dorë nga mundësia për të shënuar tre gola dhe ia ka falur mundësinë e realizimit Griezman në mënyrë që ky i fundit të ketë më shumë besim për ndeshjet e ardhshme. Pasi ka realizuar golin, Griezman ka shkuar për të përqafuar Mesin. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online