“Ishte një javë tronditëse”, Tare kundër Super Ligës Europiane: Futbolli është i njerëzve, ja çfarë do të ndodhë me Inzagin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 23, 2021 | 1:05

“Ishte një javë tronditëse”, Tare kundër Super Ligës Europiane: Futbolli është i njerëzve, ja çfarë do të ndodhë me Inzagin

Igli Tare, foli para duelit me Napolin, ku Lacio u mposht me rezultatin 5-2 në stadiumin “Diego Armando Maradona”. Shqiptari ndër të tjera u ndal edhe të tentativat për krijimin e Super Ligës Europiane. Në një pronononcim për “Sky Sport”, Tare shprehet se futbolli është emocion dhe pasion dhe për hir të këtij sporti nevojitet më shumë qartësi.

igli tare

“Kualifikimi në Ligën e Kampionëve është i rëndësishëm për të ardhmen tonë, veçanërisht në kohët aktuale në të cilat jetojmë. Për fat të keq, nuk është në duart tona Mënyra se si luan ekipi dhe vendosmëria e tyre më japin besim të madh. Ne bëmë një Champions League të shkëlqyeshme këtë sezon, përveç 10 minutave të fundit kundër Klub Bryzh, dhe ndeshjen e parë me Bajern Mynih në raundin e 1/16-ve. Ishte rezultat i shumë viteve të punës, i kurorëzuar me kualifikim për në raundin e 1/16-ve pas njëzet vjetësh. Ne e dimë që do të duhet kohë. Kemi një qëllim afatgjatë dhe gabimet na ndihmojnë të mësojmë.

Champions League ekziston akoma, falë përpjekjes së dështuar për të krijuar një Super Ligë të shkëputur. Ishte një javë tronditëse dhe kaotike. Futbolli është i njerëzve, është pasion dhe emocion. E gjithë kjo nuk duhet të humbasë kurrë, por për fat të mirë gjërat u rregulluan shumë shpejt. Në të njëjtën kohë, megjithatë, kjo bën të mendosh se një reflektim i madh është i nevojshëm për të ardhmen e futbollit europian dhe botëror. Për hir të futbollit, duhet të bëhet shumë qartësi. Duke parë këtë javë, e humbëm atë”, ka deklaruar Igli Tare.

tare

Ndër të tjera, Tare siguroi se Inzagi do të vijojë pjesë e klubi kryeqytetas, teksa me t’u kthyer nga izolimi për shkak të COVID-it, do të nënshkruaj kontratën e re.

“Ne tashmë e kemi thënë, kur Inzagi të kthehet ai do të nënshkruajë kontratën e tij. Ai është një person shumë i gjallë, energjik, kështu që vetë-izolohet në shtëpi ai ndihet si një luan i mbyllur në kafaz. Ne flasim çdo ditë dhe ai po punon mirë nga shtëpia”, u shpreh shqiptari për “Sky Sport”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"