Sallatë me makarona Mediterrana nga zonja Vjollca

Sallatë me makarona Mediterrana

Përbërësit:

320 gr makarona ( Farfalla)

250 gr domate qershi

2 degë borzilok

40 gr ullinj të zi

200 gr Ton ( në kuti)

200 gr mozzarella

kripë dhe piper të zi

pak vaj ulliri

Përgatitja:

Vendosim një tenxhere me ujë të bollshëm për të valuar shtojmë kripë dhe makaronat të cilët I lëmë të ziejnë për aq minuta sa është shuar në etiketë. Ndërkohë kullojmë tonin nga yndyra dhe e vendosim në një tas. Shtojmë në tas dhe domatet të prera në kubikë të vegjël, ullinj të prerë në unaza, po ashtu mozzarella të prera në kubikë. Shtojmë makaronat të ftohta, vaj ulliri, kripë, piper të zi, borzilok të copëtuar me dorë i  përziejmë mirë dhe i shërbejmë menjëherë.

 

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Shqiptari kapet me 65 mijë euro në makinë, i kishte fituar në baste online

Itali/ Shqiptari kapet me 65 mijë euro në makinë, i kishte fituar në baste online