Lajme

FOL: Këshilli Prokurorial dhe Prokuroria realizuan planin e punës

Autori: Gazeta inFokus 11:24 | 07 May 2021

Lëvizja FOL ka publikuar raportin i cili tregon sa është realizuar plani i punës së Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe të Prokurorit të Shtetit, për vitin 2020. Të gjeturat tregojnë se këto dy institucione kanë arritur në mënyrë te konsiderueshme të realizojnë objektivat e caktuara.

Serbia kërkon nga Rusia të hapë kamp ushtarak në Kosovë

-Advertisement-

Albana Hasani, hulumtuese në Lëvizjen FOL, në një tryeze të organizuar për publikimin e këtij raporti, tha se të dhënat tregojnë se nga 177 aktivitete sa ishin paraparë të realizohen në planin e punës së KPK-së të vitit 2020, ky institucion ka arritur të përmbushë 143 prej tyre. Ndërsa 34 aktivitete të tjera nuk kishin arritur të finalizoheshin brenda kohës se paraparë në këtë plan, raporton KP.

Ndërsa, sa i përket Prokurorit të Shtetit, nga 32 aktivitete të parapara janë realizuar 31 prej tyre.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera