Lajme

Minxhozi përkujton Pagarushen: U largove duke na lënë shumë trishtim, por na le zërin si dhuratë..

Autori: Gazeta inFokus 14:40 | 07 May 2021

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi ka përkujtuar bilbilin e këngës, Nexhmie Pagarusha.

“Kishim shumë dëshirë të të kishim sa më gjatë midis nesh. Por ti u largove duke na lënë shumë trishtim…”, ka shkruar mes tjerash ai.

Aeroporti i Prishtinës ‘Adem Jashari’ automatizon procesin për regjistrimin e udhëtarëve

-Advertisement-

Ndryshe, më 7 maj të vitit 1933 u lind Nexhmije Pagarusha, që më pas përmes këndimit, u bë e njohur si Bilbili i Kosovës.

Shkrimi i tij i plotë:

Do të donim të vinim sot në shtëpinë tënde me një tufë lule të të uronim: Edhe 100 vjet zonja Pagarusha!

Kishim shumë dëshirë të të kishim sa më gjatë midis nesh. Por ti u largove duke na lënë shumë trishtim, por njëkohësisht na le si dhuratë të çmuar zërin tënd të mrekullueshëm, na le shpirtin e madh të një artisteje të pavdekshme!

Qemal Minxhozi

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera