​Qeveria miraton programin qeverisës, Kurti: Do ta padisim Serbinë për gjenocid

Aktuale

​Qeveria miraton programin qeverisës, Kurti: Do ta padisim Serbinë për gjenocid

Më: 7 maj 2021 Në ora: 16:00
Qeveria e Kosovës

(E plotësuar 16:05) - Qeveria e Kosovës ka shpalosur disa nga pikat kryesore të programit qeverisës të saj.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se prioritet primar do të jetë, menaxhimi i pandemisë dhe lehtësimi i pasojave të shkaktuara nga pandemia.

“Menaxhimi i pandemisë dhe lehtësimi i pasojave të shkaktuara nga pandemia. Menaxhimi i pandemisë po bëhet në shumë fronte, megjithatë prioritet mbetet sigurimi i vaksinave dhe deri tash është siguruar një numër solid i tyre. Deri në fund të vitit synojmë vaksinimin e 60% të popullatës. Daljen nga pandemia e shohim si mundësi për orientimin e ekonomisë drejt prodhimit dhe eksportit. Zotimet tona për krijimin e Bankës Zhvillimore dhe Fondin Sovran do t’i realizojmë deri në fund të mandatit. Vitin e ardhshëm do të shuhet AKP”, tha ai.

Tutje, Kurti tha se Kosova do të aplikojë për anëtarësim në BE.

“Ne do të aplikojmë me kërkesën për anëtarësim në BE. Si prioritet i yni është luftimi i krimit dhe korrupsionit nëpërmjet një qeverisjeje që ofron mundësi të barabarta për të gjithë qytetarët e Kosovës që i kanë dhënë mbështetjen maksimale këtij orientimi”, tha Kurti.

Në vijim keni disa nga zotime kryesore të kryeministrit Kurti dhe qeverisë së tij që u bënë të ditura gjatë mbledhjes së qeverisë.

Do të ndërmarrim vetting në polici, prokurori dhe pozita në intelegjencë.

Do të reforojmë skemat sociale dhe s’do ketë varfëri sociale.

Do të reformojmë sistemin pensional.

Do të sigurojmë shtesa për fëmijët dhe rimbursim për familjet e varfëra.

Do të ndërtojmë 160 çerdhe.

Do të sigurojmë banim të përballueshëm për çiftet e reja.

Paga minimale do të jetë 250 euro.

Do ta përmbyllim zhvillimin e sistemit informativ shëndetësor.

Do ta përmbyllim reformën e Administrës Publike.

Trepçën do ta bëjmë ndërmarrje fitimprurëse.

Deri në fund të mandatit do të angazhohemi për qasje në ujë të pijshëm gjithandej.

Në infrastrukturë do të mundësojmë finalizimin e lidhjeve kyqe dhe aksin Prizren – Tetovë.

Do ta ndërtojmë parkun tekno-industrial më të madhin në rajon.

Prioritet do të jetë edhe mbështetja për fermerët.

Do të ndërtojmë një ekonomi të qendrueshme dhe siguri në ushqim.

Përmes krijimit të instrumenteve në investim do të sigurohemi që kapitali të kanalizohet në krijimin e vendeve të punës.

Siguria dhe shëndeti në punë me prioritet, do ketë pesëfishim të inspektorëve.

Do të aplikojmë dhe anëtarësohemi në Kartën e Adriatikut.

Do të bëjmë dialog parimor, të përgatitur e të përgatitur me Serbinë me marrëveshje për njohje reciproke.

Do të afrohemi dhe bashkëpunojmë ngushtë me Shqipërinë.

Do ta përgatisim padinë për gjenocid ndaj Serbisë në GJND.

Do të jemi të aftë për mbrojtje të sovranitetit.

Do të punojmë me përgjegjësi institucionale e transparencë radikale.

Do të zhvillojmë prioritetet për zhvillim gjithëpërfshirës.

“Këto prioritete do të zbatohen në bazë të mundësive buxhetore dhe i njëjti do të jetë në rishikim çdo vit”, tha Kurti.

Programi në fjalë me këto zotime dhe disa ndërhyrje është votuar nga ministrat e qeverisë Kurti.

Variantet e reja me Covid-19, Kosova ndalon udhëtimet nga këto shtete

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka kërkuar që të ndalohen udhëtimet nga vendet ku janë shfaqur variante të reja me koronavirus.

Ai i ka kërkuar ministrave që të votojnë këtë projekt-propozim, që udhëtarët që vijnë nga Brazili, India dhe Afrika të mos lejohen që të hyjnë në Kosovë.

“Ndalohet hyrja në Republikën e Kosovës për personat që vijnë nga India, Brazili dhe Afrika e Jugut. Shtetasit që vijnë nga këto shtete duhet të karantinohen në shtëpitë dhe në vendbanimet e tyre për 14 ditë duke u testuar dy herë në javë. Kjo nuk vlen për shtetasit e Kosovës që qëndrojnë transit në këto shtete për 48 orë”, ka thënë Vitia. 

Kurti: Do ta padisim Serbinë për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e Qeverisë, ka thënë se në dialogun me Serbinë synim është njohja reciproke me këtë vend.

Ai ka thënë se do të bëjnë dialog parimor dhe mirë të përgatitur.

“Do të bëjmë dialog parimor dhe të përgatitur me Serbinë, me njohje reciproke”, ka thënë Kurti.

Në fjalën e tij, kryeministri Kurti ka thënë se do ta padisin Serbinë për krime e gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare.

“Do ta përgatisim padinë për gjenocid ndaj Serbisë në Gjykatën Ndërkombëtare”, tha ai.

***

Kabineti qeveritar ka miratuar programin qeverisës për vitet 2021-2025. Ministri Goran Rakiq ishte i vetmi që ka abstenuar.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka theksuar se menjëherë pas diskutimit të programit qeverisës, i njëjti do të lekturohet dhe të plotësohet me disa pjesë në gjuhën serbe. Ai para kabinetit qeveritar ka përmendur dy prioritet e qeverisë së udhëhequr nga ai.

"Qeveria thekson të fokusohet në dy prioritete më urgjente. Menaxhimi i pandemisë i shkaktuar nga COVID-19 dhe lehtësimi i pasojave ekonomike. Jemi duke punuar dhe tashmë janë konfirmuar një numër solid i vaksinave. Jemi duke punuar që deri në fund të vitit të sigurojmë imunizimin e 60 për qind të popullatës. Zotimet tona për krijimin e bankës zhvillimore dhe fondit sovran do të bëhet gjatë mandatit tonë. Ne do të aplikojmë me kërkesën për Bashkim Evropian. Nuk do të ketë asnjë qytetar në varfëri ekstreme. Do të rishikojmë skemat e asistencës", tha Kurti.

Ai është zotuar se do të përmbyllin sistemin informativ shëndetësor dhe reformën e administratës publike. Ndërsa, Trepçën do e shndërrojnë në ndërmarrje fitimprurëse.

"Deri në fund të mandatit do të ketë pesëfishim të inspektorëve të punës. Do të aplikojmë dhe anëtarësohemi në kartën e Adriatikut. Do të bëjmë dialog të barabartë me marrëveshje reciproke. Do të afrohemi dhe bashkëpunojmë me Shqipërinë, do të përgatisim padinë për Serbinë në Gjykatë Ndërkombëtare. Do të bëjmë mbikëqyrje demokratike të FSK-së", ka deklaruar ai.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka propozuar projektligjin për Agjencinë për Konfiskimin e Pasurisë, meqë siç tha ajo janë shfaqur disa pengesa.

E ministri për Kthim dhe Komunitete, Goran Rakiq ka deklaruar se nuk e voton programin meqë nuk e ka pranuar me kohë materialin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat