Ftesë në 5/ Përlotet Bujar Asqeriu për mbesën e famshme: Ia doli vetë, nuk kishte as miq e as lekë

07/05/2021 17:30

Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishte e  ftuar Fjorela Asqeriu, violinistja e njohur shqiptare e “Formula E” që ka performuar krah emrave të njohur si Ennio Morricone, Andrea Bocelli e Gigi Prietti.

Teksa ajo po rrëfente disa prej eksperiencave krah artistëve në fjalë, një surprizë e këndshme i erdhi nga xhaxhai, aktori i njohur Bujar Asqeriu.

I përlotur që prej nisjes së intervistës, Bujari nuk ngurroi të shprehte hapur krenarinë për mbesën.

“Kur arriti këtu unë pata një emocion shumë të madh. Pastaj kur e pashë me Gigi Proietti në një koncert, një prej aktorëve më të mëdhenj të Italisë, një showmen i jashtëzakonshëm, aty kuptova që Fjorela po ecte bukur në rrugën e saj.”, tha ai.

Ndër të tjera aktori me krenari theksoi se është i lumtur që mbesa e tij ia doli pa mbështetjen e askujt, pasi nuk kishte as familje të njohur e njerëz të pushtetshëm.

Top Channel