Gastronomët kërkojnë hapjen e dasmave dhe të klubeve të natës

Aktuale

Gastronomët kërkojnë hapjen e dasmave dhe të klubeve të natës

Më: 7 maj 2021 Në ora: 17:57
Foto ilustrim

Kryetari i Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës, Petrit Kllokoqi, ka dalë me dy kërkesa për institucionet e vendit.

Ai me anë të një postimi në rrjetin social Facebook ka shkruar se është koha që të hapen sallat e dasmave dhe klubet e natës, pasi sipas tij situata me COVID-19 në vend është duke u përmirësuar.

“Nëse nuk kemi një plan tani për verën, në moment të fundit më mirë mos të hapemi fare. Një dasmë nuk mund të organizohet në moment të fundit, as një klub i natës nuk mund të bëhet gati, thjeshtë duam plan strategjik për verën”.

“Nëse nuk hapemi në qershor – korrik – gusht, për shtator mos na hapni hiq. Remitancat ikin, vera shkon, e diaspora veçse ka filluar ta mësojë rrugën në drejtime tjera. Jeni duke e shkatërruar një mund 20 vjeçar!”, ka shkruar Kllokoqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat