Turqia do ketë vaksinën e saj kundër koronavirusit/ Erdogan: Do ta ndajmë me të gjithë!

07/05/2021 17:57

Presidenti Erdogan deklaroi se Turqia shumë shpejt do të prodhojë vaksinën e saj kundër koronavirusit.

“Vaksina jonë mund të jetë e disponueshme mes shtatorit dhe tetorit. Kur të jetë gati, Turqia do ta ndajë vaksinën e saj anti-Covid-19 me të gjithë”, premtoi Erdogan.

Vaksinat kundër koronavirusit duhet të jenë të lira në të gjitha vendet, tha Erdogan, duke folur në debatin ndërkombëtar mbi eliminimin e patentave.

Top Channel