Qeveria Kurti anulon konkursin e Qeverisë Hoti për bordin e Postës dhe Hidromoravës

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të anuloj konkursin për drejtorët e Bordeve të dy Ndërmarrjeve Publike.

Qeveria Kurti ka anuluar konkursin publik për Bordin e Postës së Kosovës dhe Bordin e Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit – Hidromorava Gjilan.

Konkurset për këto dy ndërmarrje ishin hapur në muajin korrik të vitit të kaluar, gjatë ish qeverisjes Hoti.

“Anulohet konkursi i publikuar në web faqen e Zyrës së Kryeministrit dhe në gazetën ditore Epoka e Re, me datën 15 korrik 2020 deri me datën 15 gusht 2020 për drejtorë të Bordeve të Ndërmarrjeve Publike Qendrore: Posta e Kosovës, Sh A. (PK) dhe Kompania Rajonale e Ujësjellësit – Hidromorava-Sh A. Gjilan”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit Kurti.

Qeveria Hoti shpall konkurs për Bordin e Postës së Kosovës