Kryeparlamentari Ivica Daçiç deklaroi se Serbia nuk do të lejojë pushtimin ushtarak të veriut të Kosovës.

Ai tha se të gjithë janë të vetëdijshëm se nxitja e konflikteve të reja do të ishte fatale.

“Ne kemi paralajmëruar hapur se çdo ndryshim i situatës në terren do të thotë që marrëveshjet e nënshkruara nuk janë më të vlefshme, Serbia nuk do të lejojë pushtimin ushtarak të Veriut të Kosovës.
Është e qartë për të gjithë se çfarë do të thotë kjo. Të gjithë janë të vetëdijshëm se nxitja e konflikteve të reja do të ishte fatale”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb