“Teach For Kosova” hap shkollën e parë verore publike në nivel vendi (VIDEO) NULL NULL 31.07.2021 20:30 31.07.2021 20:30 Organizata jo-qeveritare “Teach For Kosova” në bashkëpunim me Drejtorinë e Arsimit në Prishtinë, po mbajnë për herë të parë shkollën verore publike në nivel vendi. Janë përzgjedhur pesë shkolla të Komunës së Prishtinës, si pjesëmarrës në këtë shkollë. Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Shpresa Shala, tregoi që kjo shkollë përmban kategori të ndryshme të nxënësve, çoftë me performancë të suksesshme ose jo të suksesshme; madje ka diversitet të komuniteteve të ndryshme. Gjithë kjo me qëllim që nxënësit të përfitojnë si në aspektin intelektual ashtu edhe shoqëror. Organizata gjithë këtë projekt e ka nisur nga definimi i nevojave të nxënësve në arsim, si rrjedhojë ata kanë sjellë edhe llojllojshmeri lëndësh me synim të perfitimit të nxënësve. Lëndët shtesë që janë vlerësuar si të nevojshme dhe po aplikohen në këtë shkollë verore janë: Mitologjia Shqiptare, Marketingu, Digjitalizimi, dhe lëndë në kuadër të mbrojtjes së ambientit. Drejtori i “Teach For Kosova”, Egzon Gashi, në anë të gjithë kesaj iniciative po synon në forcimin e arsimimit në Kosovë. “Teach For Kosova” është pjesë e një rrjeti global të “Teach For All” me bazë në New York dhe Londër – me mbi 60 partner në të gjithë botën. Kronikë e zgjeruar nga Sala Jashari: *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Hoxha: Grupe kriminale serbe po përgatiten për sulm në veri, ushtria po i ndihmon për kalim më të lehtë 11 orë më parë