Shtëpi në bregdet për vetëm 1 euro, oferta në Itali

Soft

Shtëpi në bregdet për vetëm 1 euro, oferta në Itali

Shitja e shtëpive për një çmim simbolik po bëhet modë në disa zona të Italisë. Qëllimi i autoriteteve lokale është rijetësimi i komuniteteve dhe ruajtja e banesave të vjetra.

Interesant është fakti që për 1 euro kanë dalë në shitje edhe shtëpi në zona bregdetare, si në Sardenjë, Pulja apo Kalabri.

Autoritetet po kontaktojnë me pronarët e shtëpive të braktisura në bregdet dhe po u kërkojnë atyre që t’i restaurojnë ato.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Nëse nuk pranojnë, këto banesa do të ofrohen për 1 euro te blerësit që do të pranojnë të investojnë në to për rehabilitim dhe t’i mirëmbajnë minimalisht për një periudhë 3-vjeçare.

Iniciativa të ngjashme po ndërmerren edhe në vende të tjera si Kroaci dhe Spanjë./a2 cnn

ME TE LEXUARAT