Ditën e sotme pesë gra dhe 14 fëmijë janë riatdhesuar nga kampet e ferrit në Siri.
Fillimisht janë takuar me ministrin e Brendshëm Bledi Çuçi, të shoqëruar nga gjenerali libanez Abass Ibrahim pak para se të niseshin nga Libani drejt aeroportit “Nënë Tereza”.
Bashkë më fëmijët, gratë kanë treguar se udhëtimi ishte shumë i gjatë.
Kryeministri Edi Rama zhvilloi një konferencë në aeroportin “Nënë Tereza” i cili u shpreh se ka ende edhe një operacion për tu zhvilluar duke u shprehur se finalizimi i operacionit të sotëm ishte i vështirë, por pavarësisht kësaj nuk janë ndalur në asnjë moment.