LAJMI I FUNDIT:

Katër dekada karrierë, çfarë po bën sot Suzanne Vega

Katër dekada karrierë, çfarë po bën sot Suzanne Vega
(Foto: HighResAudio)

Një nga muzikantet më origjinale amerikane, Suzanne Vega, fitoi famë botërore në fund të viteve të tetëdhjeta.

Duke u rritur në New York, ajo performonte në klube më të vogla dhe publikonte këngë që nuk arrinin suksesin e duhur, deri në vitin 1984 kur siguroi kontratën e saj të parë të madhe.


Albumi “Solitude Standing” (1987) shiti më shumë se një milion kopje vetëm në Amerikë, falë dy këngëve, nga të cilat publiku i gjerë ende mban mend.

Njëra është “Luka”, për një djalë që është viktimë e mendjes dhe abuzimi fizik që ishte tematikë e rrallë e këngëve në atë kohë. Tjetra është “Tom’s Diner”, që përshkruan izolimin e një individi nga e gjithë bota, siç shpjegoi ajo në një dokumentar televiziv.

Vega është gjithashtu artistja e parë femër që ishte ylli kryesor i Festivalit Glastonbury në vitin 1989.

“Tom’s Diner”, u bë një hit edhe më i madh kur u bë remiks nga grupi britanik, “DNA”, gjë të cilën ajo e lejoi të bëhej përmes shtëpisë së saj incizuese duke e shndërruar këtë këngë në hitin e saj më të madh.

Në një intervistë për The Guardian disa vjet më parë, ajo ka thënë se shpesh gabohet në rrugë me një person tjetër të famshëm, si Cynthia Nixon, Isabella Rossellini apo Molly Ringwald.

Në fillet e karrierës, shpesh shfaqej në audicione për filma, por pa sukses. Në filmin Desperately Seeking Susan, ajo humbi garën me Madonnan.

Deri në moshën nëntëvjeçare, duke u rritur në East Harlem, mendonte se ishte pjesërisht portorikane duke besuar se njerku i saj, një portorikan, ishte babai i saj i vërtetë.

“Ishte një tronditje e tmerrshme, poshtëruese. Unë e doja gjyshen time portorikane, tezen time, babanë tim, domethënë njerkun tim. Unë u rrita duke qenë krenare se isha një portorikane”.

“Unë e doja ushqimin portorikan, flisja spanjisht. Dhe pastaj papritmas mësoni se nuk keni asnjë lidhje me të… Po, unë kisha një krizë identiteti”, ka rrëfyer këngëtarja.

Ajo nuk e takoi babanë e saj biologjik deri në moshën 20 vjeçare, kur ishte tashmë në ujërat muzikore.

Në mes të famës së saj më të madhe, u martua me muzikantin dhe producentin Mitchell Froom, me të cilin ka një vajzë. Ata u shkurorëzuan pas vetëm tre vitesh martesë.

Avokati dhe poeti Paul Mills ishte dashuria e saj e vërtetë. Ata u martuan në vitin 2006, saktësisht 22 vjet pasi i kishte propozuar për herë të parë.

Vajza e saj, Ruby (28 vjeçare), herë pas here performon me nënën nëpër turne.

Albumin e saj të fundit, Suzanne e lansoi në vitin 2016, ndërsa këto ditë po përgatitet me zell për një mini-turne të ri në Amerikë, i cili fillon në muajin shtator. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"Ndoshta pse jam shqiptare", Dua Lipa zbulon një talent sekret që ka të bëjë me prejardhjen e saj

Magazina
Se Anxhelina dhe Kylie janë shoqe të mira e dëshmon kjo foto, miliarderja bëri veprimin e befasishëm ndaj këngëtares shqiptare

Se Anxhelina dhe Kylie janë shoqe të mira e dëshmon kjo foto, miliarderja bëri veprimin e befasishëm ndaj këngëtares shqiptare

Magazina
“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

Magazina
Zhaklin Lekatari dërgon mesazh në Big Brother VIP Albania, mbështet njërin prej banorëve

Zhaklin Lekatari dërgon mesazh në Big Brother VIP Albania, mbështet njërin prej banorëve

Magazina
Rihanna shfaq këmbët e saj tërheqëse me një minifund dhe një pallto leshi, gjatë një feste në Los Angeles

Rihanna shfaq këmbët e saj tërheqëse me një minifund dhe një pallto leshi, gjatë një feste në Los Angeles

Magazina
Shokon Kanye West: Reperi thotë që do të dëshironte ‘treshe’ me Michelle Obama

Shokon Kanye West: Reperi thotë që do të dëshironte ‘treshe’ me Michelle Obama

Magazina
Kalo në kategori