Arbëri

AVONET akuzojnë KRU “Bifurkacioni” për keqmenaxhim: Qytetarët mbesin pa ujë me ditë të tëra

Descriptive Text

Rrjeti i OJQ-ve, AVONET, kanë shprehur shqetësim lidhur me mungesën e ujit të pijshëm në komunën e Ferizajt, pasi sipas tyre, kjo ka ardhur si pasojë e keqmenaxhimit nga ana e kompania rajonale e ujësjellësit, “Bifurkacioni”.

‘’Gjendja e tillë e krijuar këtyre ditëve ka ngritur shqetësim te qytetarët e komunës së Ferizajt duke mos gëzuar një të drejtë të tyre elementare - UJIN. Kompania Rajonale e Ujit “Bifurkacioni”, si kompani, e cila ka përgjegjësi sigurimin e ujit për qytetarët e komunës së Ferizajt, e cila si aksionar ka Qeverinë e Kosovës këtyre ditëve është larguar nga përgjegjësia dhe obligimi ndaj qytetarëve, duke mos njoftuar për gjendjen që ka kjo kompani dhe shumë prej qytetarëve me ditë të tëra nuk munden të marrin shërbimin e furnizimit me ujë të pijshëm nëpër shtëpitë e tyre, çka këta qytetarë detyrohen të sigurojnë ujë nëpër vende të ndryshme vetëm për të siguruar ujë për të pirë, e nuk munden të sigurojnë edhe për nevojat tjera higjenike’’, thuhet në njoftimin e tyre.

Ata e kanë akuzuar edhe ushtruesin e detyrës së drejtorit të kësaj kompanie, Nazif Asllani, për mungesë përgjegjësie, veçanërisht pasi tani është koha e fluksit të madh nga mërgimtarët.

AVONET kanë kërkuar që Asllanit të shkarkohet nga kjo detyrë.

‘’Kërkojmë nga Ministria dhe Departamenti për Monitorimin e Kompanive Publike të shkarkoj nga pozita e ushtruesit të detyrës së drejtorit të KRU “Bifurkacioni” Nazif Asllanin dhe të fillojnë masa dispilinore për keqmenaxhim dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare’’, përfundon njoftimi i kësaj OJQ-je.