Beqarovski: Nga 10 gushti, do të ketë rritje të pakontrolluar të rasteve me COVID-19

Mjeku Niko Beqarovski nga Klinika e Toksikologjisë, jep parashikimin e tij për atë që do të ndodhë me bilancin e virusit korona gjatë muajit gusht.

“Pas javës së nxehtë me temperatura të larta në vendin tonë, e cila do të zgjasë deri më nëntë gusht me temperatura deri në 44 gradë celsius, nga 10 gushti pritet një rënie e temperaturave, por rritje e pakontrolluar e infektimeve të reja me virusin korona”, tha Beqarovski.

StrugaLajm

StrugaLajm

Ai u bën thirrje profesionistëve të shëndetit dhe bashkëpunëtorëve që të përdorin 10 ditët e ardhshme për t’u freskuar në ujë të kripur, të ëmbël, të thartë, ndërsa pastaj “do të notojmë përsëri në djersën tonë, nën skafadaret dhe maskat”.

“Nëse është një ngushëllim, djersitja është mënyra më e mirë shtesë për të detoksifikuar trupin”, thotë Beqarovski.

In : Aktuale

Loading...
loading...