Muharremaj kërkon ndihmë për zjarret në Suharekë

Kosova

Muharremaj kërkon ndihmë për zjarret në Suharekë

Më: 1 gusht 2021 Në ora: 15:47
Zjarret në Suharekë

Zona Industriale në Shirokë të Suharekës është përfshirë nga zjarret.

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, thotë se gjendja është serioze teksa ka kërkuar ndihmë nga të gjithë ata që mund të ndihmojnë.

“Situata është serioze nga përfshirja e zjarreve në Zonën Industriale në Shirokë.

Të gjitha ekipet e zjarrëfikësve janë në teren, e poashtu kemi kërkuar ndihmë edhe nga Prizreni dhe Mamusha. Të gjithë ata që mendojnë se mund ta japin ndihmë e tyre me cisterna private i ftoj të na ndihmojnë” është shprehur Muharremaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat