Cool

Njihuni me gruan që ka gojën më të madhe në botë

08/01/2021 16:42
nga:G C

amantha Ramsdale nga Connecticut është futur në librin e rekordeve Guiness, si gruaja që ka gojën më të madhe në botë, e pikërisht këtë është bërë hit në TikTok.

Në këtë platformë, Ramsdaale, ka 1.7 milion ndjekës falë gojës së saj të madhe. Ka thënë se ndihet mirë për faktin se mund është e famshme për diçka të pazakontë, transmeton Telegrafi.

Samantha, 31-vjeçe, gjithmonë ka pretenduar se ka gojën më të madhe, e tani është zyrtarisht ka marrë konfirmimin për këtë. Fitoi titullin në librin e rekordeve Guiness, si gruaja me gojën më të madhe në botë.

Në fakt goja e saj është 6.52 centimetra e gjerë. Madje ajo ka një këshillë për të gjithë ata që duan të futen në librin e rekordeve – duke ua bërë me dije se duhet të jenë krenar me atë që bëjnë.

E pavarësisht që gjithmonë ka pasur gojën e madhe, ajo vetëm prej vitit të kaluar ka filluar ta shfaq atë nëpër video të ndryshme në rrjete sociale – duke treguar se si një sasi të madhe të ushqimit arrin ta fut në gojë.