Teatrot në Broadway e kërkojnë vaksinën

Amerika

Teatrot në Broadway e kërkojnë vaksinën

Më: 1 gusht 2021 Në ora: 16:59
Foto ilustrim

Autoritetet në Broadway njoftuan se të gjithë operatorët e teatrit dhe kushdo që është i përfshirë në prodhimet e Broadway-t, duhet të vaksinohen dhe se maskat duhet të vendosen brenda teatrit.

“Pronarët dhe operatorët e të 41 teatrove të Broadway në New York City do të kërkojnë vaksinime për anëtarët e audiencës, si dhe interpretuesit, ekuipazhin e prapaskenës dhe stafin e teatrit, për të gjitha shfaqjet deri në tetor 2021”, njoftuan autoritetet vetëm disa ditë më parë kthimi pas një mbyllje 16-mujore nga COVID-19.

“Ne kemi thënë që nga dita e parë se duam që ekipet tona, ekuipazhi dhe auditori ynë të jenë të sigurt, dhe ne besojmë se kjo është një masë paraprake për ta siguruar këtë,” tha Charlotte St. Martin, presidentja e Lidhjes Broadway, për New York Times.

Për fëmijët nën 12 vjeç, të cilët ende nuk kanë të drejtë për vaksina, do të kërkohet një test negativ COVID-19 për të marrë pjesë në shfaqjet e Broadway, shkruan Rollingstone.

Me planin e vaksinimit dhe vendosjen obligative të maskës, prodhimet e Broadëay planifikojnë të kthehen në kapacitetin e plotë për orarin e tyre të ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat