Hungary GP: Esteban Ocon merr fitoren e parë në karrierën e tij në Formula 1 – Hamilton e Vettel në podium

Hungary GP: Esteban Ocon merr fitoren e parë në karrierën e tij në Formula 1 – Hamilton e Vettel në podium

Gara e Formula 1 në Hungari, e vlefshme për Çmimin e Madh të Hungarisë, ka treguar një befasi të këndshme.

Piloti francez, Esteban Ocon, i cili garon me Alpine, ka arritur të regjistrojë sot fitoren e tij të parë në Formula 1, duke arritur të gjindet më së miri në pistën e rënduar nga shiu.

Në një garë ku pesë pilotë dolën më herët nga gara, Ocon arriti të linte prapa vetes emra si Lewis Hamilton e Sebastian Vettel, duke e bërë edhe më madhështore fitoren e tij.

LEXO EDHE:

Katrahurë në Hungari – pesë pilotë dalin nga gara si pasojë e kushteve atmosferike

 

Befasi e keqe ishte paraqitja e liderit aktual në ranglistën e F1, Max Verstappen, i cili nuk ishte në elementin e tij. Përkundër disfatës, Verstappen mbanë kreun në renditjen e përgjithshme.

Verstappen dhe Hamilton do të duhet të presin për një fitore të mundshme deri në garën e Belgjikës. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: