F1, fitore historike për Ocon. Alonso i mohon mrekullinë Hamilton-it (Video)

1 Gusht 2021
17:17
Denis Hakanaj
back button

Është mbyllur me një fitore historike Çmimi i Madh i Hungarisë.

Sebastian Ocon (Alpine) ka fituar garën e tij të parë në Formula 1. Një sukses ky që është mundësuar nga aksidenti i shkaktuar nga Valtteri Bottas në kthesën e parë të garës.

Një aksident që ka nxjerrë nga gara disa pilotë dhe ka dëmtuar ndjeshëm makinën e Verstappen, i cili e ka mbyllur garën në vendin e 10-të dhe ka humbur vendin e parë në renditjen e përgjithshme të pilotëve.

Kryesimi është marrë nga Lewis Hamilton (Mercedes), që ka zhvilluar një tjetër garë magjike, duke dalë i treti nga vendi i 14-të. Anglezi mund të kishte luftuar për vendin e parë, për shkak se i janë dashur disa xhiro për të parakaluar Fernando Alonso-n (Alpine).

Vendi i dytë është zënë nga Sebastian Vettel (Alpha Tauri). Vend i katërt për Carlos Sainz (Ferrari), ndërsa Leclerc (Ferrari) e ka braktisur garën pas aksidentit të shkaktuar në kthesën e parë.

 

 

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit