Situata e zjarreve në Itali, sa vjen e po bëhet më problematike.

Mediat e huaja kanë publikuar pamje nga zjarret në Jug të vendit, më konkretisht në rajonin e Siçilisë.

Në këtë vend, sipas raportimeve janë regjistruar të paktën 15 vatra zjarresh, një pjesë e tyre e shkaktuar nga njerëzit, e të tjerat, nga temperaturat e larta dhe erërat e shumta që po i shpërndajnë me shpejtësi.

Zjarret kanë kapluar periferinë e qytetit kryesor të Sicilisë, Katania, e siç raporton agjencia italiane e lajmeve, ANSA. Fluturimet me avion në Palermo dhe Katania janë “paralizuar” përkohësisht, për shkak të shtëllungave të tymit që janë ngritur me masë në qiell.

Në shumë pjesë të ishullit banorët janë evakuuar, por ka pasur edhe përplasje mes ekipeve të shpëtimit dhe pronarëve të shtëpive që refuzonin të largoheshin nga pronat e tyre, pavarësisht që u rrezikohej jeta nga zjarri.

Për më shumë ju ftojmë të ndiqni pamjet.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb