VIDEO / Skandal në Olimpiadë! Diktatori Lukashenko organizon rrëmbimin e sportistes, e shpëton policia në aeroport

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 1, 2021 | 17:58

VIDEO / Skandal në Olimpiadë! Diktatori Lukashenko organizon rrëmbimin e sportistes, e shpëton policia në aeroport

Një skandal i rëndë ka ndodhur sot në Tokio, gjatë lojërave Olimpike, pasi është tentuar rrëmbimi i një prej sportisteve të Bjellorusisë, me urdhër të presidenti të këtij vendi, Aleksander Lukashenko. Atletja bjelloruse Kristina Tsimanouskaja, ka qenë protagoniste e kësaj ngjarjeje të denjë për një film.

tsimonoskaya

Sprinterja është dërguar sot në aeroportin e Tokios nga dy pjesëtarë të Komitetit Olimpik Bjellorus, pasi kishte ardhur urdhri për ta hipur në avion e kthyer në Bjellorusi, kuptohet pa dëshirën e saj, me kërkesën që kishte ardhur specifikisht nga Aleksandr Lukashenko. Por sportistja bëri rezistencë dhe duke shfrytëzuar forcën e rrjeteve sociale, ia doli të lajmëronte organizatorët dhe të shpëtonte nga një fat që padyshim do të ishte i errët.

Policia japoneze arrit ta bllokonte udhëtimin e saj dhe ajo është aktualisht nën mbikëqyrjen e vendit organizator, teksa ka deklaruar se nuk do të kthehet më në Bjellorusi.


Tsimanouskaja duhej të garonte të hënën në 20 metra si dhe në stafetën 4×400 metra të enjten. Por Komiteti Olimpik Bjellorus i komunikoi që të bëhet gati për kthimin në shtëpi. 24-vjeçarja ishte ankuar në rrjetet sociale se po detyrohej të garonte në disiplina për të cilat nuk ishte stërvitur, pasi shumë atletë bjellorusë nuk kalonin kontrollin antidoping.

Komiteti Olimpik deklaroi se doktorët e kishin vendosur kthimin e saj në shtëpi për shkak të “gjendjes psikologjike”. Shpesh, kritikat ndaj Lukashenkos dhe regjimit të tij cilësohen si “çrregullime mendore” në Bjellorusi dhe fatkeqët që guxojnë të flasin përfundojnë pas hekurave. Për fatin e mirë të Tsimanouskaja, e ardhmja e saj nuk do të jetë ashtu.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"