Zjarri i madh ka përfshirë edhe Komunën e Suharekës, saktësisht fshatin Studenqan dhe Tërrnjen.
Zjarri ka shpërthyer në fushat e grurit të korrur (sarrnishtë).
Sipas një dëshmitari janë të djegura rreth 200 hektarë fushë dhe një pjesë e malit.
Edhe kryetari Bali Muharremaj ka njoftuar se zjarr i madh ka përfshirë Zonën Industriale në Shirokë të Suharekës.
Ai ka thënë se gjendja është shumë serioze dhe ka kërkuar ndihmë.