COVID-19, Balla apel qytetarëve të vaksinohen: Duke u vaksinuar mbrojmë veten dhe njerëzit e dashur

01/08/2021 18:57

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla i ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të pavaksinuar që të shkojnë sa më parë pranë qendrave shëndetësore apo qendrave të vaksinimit dhe të bëjnë vaksinën anti COVID-19.

Përmes një postimi në rrjetin social facebook Balla deklaron se vijon pa ndërprerje vaksinimi i hapur +18 vjeç nga veriu në jug, ndrërsa thekson se duke u vaksinuar mbrojmë veten dhe njerëzit e dashur.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

🌼VAKSINOHUNI 🙏

Vaksinimi i hapur +18 vjeç po vijon nga veriu në jug.

🙏🏼 Një apel për të gjithë ata që ende nuk e kanë kryer vaksinën, të paraqiten në qendrat shëndetësore ose në qendrën më të afërt të vaksinimit, për t’u vaksinuar sa më parë, duke mbrojtur veten dhe njerëzit e dashur.

#VaksinimiShpëtonJetë
#VaksinohuSot
#ShqipëriaBuzëqesh🌼

Top Channel