LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Afera korruptive me inceneratorët/ Braçe “fundos” qeverinë, detajet që ngrenë dyshime

1 Gusht 2021, 17:02, Politikë CNA
Afera korruptive me inceneratorët/ Braçe “fundos”

Për pesë ditë me radhë, qyteti i Fierit u mbulua nga tymi, për shkak të zjarrit në fushën e mbetjeve.

Fusha e mbetjeve ndodhet vetëm katër kilometra nga qendra e qytetit të Fierit, në vendin e quajtur ?Mbrostar?.

Hapësira prej 5 hektarësh, i vetmi vend depozitimi për mbetjet e nëntë njësive administrative të bashkisë Fier, është gjendur nën flakë, duke shkaktuar një krim mjedisor dhe ndotje në këtë qytet.

Pra, një qark për të cilin qeveria shqiptare ka dhënë një koncesion prej 28 milion eurosh, për një incenerator që pretendohet se do të duhej të hynte në punë që prej muajit dhjetor dhe të zgjidhte një herë e mirë problematikën e mbetjeve, për pesë ditë me radhë u mbulua nga tymi.

Por, sot, pas pesë ditësh torturë për qytetarët e Fierit, mesa duket situate është zgjidhur. Të paktën kështu deklaron vetë zv.kryeministri Erion Braçe.

Ky i fundit në një postim në rrjetet sociale, shkruan se u deshën vetëm 5 ditë që të merrte fund ?ferri 70-vjeçar i plehrave në derë të Fierit?.

Braçe shkruan se qeverisë iu deshën vetëm pesë ditë që të bëhej kapsulimi i mbetjeve dhe mbulimi i tyre me dhe, ndërsa shton se ?Besoj se tani hapet një faqe e re për trajtimin e mbetjeve urbane në të gjithe qarkun e Fierit me landfillin dhe inceneratorin që janë gati e duhet të nisin punë!?

Në fakt kjo nuk ka ndodhur vetëm në Fier dhe kjo është një histori e përsëritur.

E njëjta gjë ka ndodhur edhe në Elbasan.

Për Elbasanin qeveria shqiptare ka firmosur një kontratë koncesionare prej 22 milionë euro, për ndërtimin e një inceneratori.(Lexo ketu)

Pra, i njëjti proces ka ndodhur edhe në Elbasan. Është bërë kapsulimi i mbetjeve, dhe më pas mbulimi i tyre me dhe. Plus edhe një incinerator, me një teknologji të dyshimtë, që taksave të shqiptarëve iu ka kushtuar jo pak, por 22 milionë euro.

Në Elbasan është bërë kapsulimi i mbetjeve, është hedhur dhe dhe janë mbjellur ca pemë. Dhe për këtë del kryeministri Edi Rama në media dhe mburret si ?hero? që e zgjidhi atë problematikë. Edhe pse ?dardha e bishtin prapa?, dhe akuzat janë të forta në lidhje me koncesionet e inceneratorëve në Shqipëri.

Në fakt edhe në Fier, duhet të ndodhte i njëjti proces. Duhej të bëhej kapsulimi i mbetjeve, mbulimi i tyre me dhe. Të hidhej pak farë bari dhe të mbilleshin ca pemë.

Por, përtej faktit që patëm një katastrofë mjedisore, të gjithë e pamë publikisht dhe e mësuam se shteti me forcat e veta mund ta kapsulojë një landfill brenda pesë ditësh.

Pra, nuk ka nevojë për fatura qindra mijëra euro, për kapsulime.

Në Elbasan vetëm kaq është bërë, është mbuluar me dhe fusha e mbetjeve dhe janë mbjellë ca pemë dhe është bërë gjelbërimi, të cilin kryeministri Edi Rama e reklamoi si një fitore e madhe.

Por, pse nuk u bë e njëjta gjë edhe në Fier?

Vetë zv.kryeministri Erion Braçe, e pranon se mbetjet 70-vjecare u zhdukën për 5 ditë.

Ku është ndryshimi mes Fierit dhe Elbasanit?

Pse duhen dhënë miliona euro për kapsulime, kur qeveria e tregoi se është e zonja, ti bëjë vetë?

Këtë e tregoi Fieri, gjë që duket të jetë një tjetër provë për aferën e koncesionit të inceneratorëve.

Janë paguar miliona euro për koncesionet e inceneratorëve, por ama Fieri tregoi se qeveria shqiptare është e zonja që mbetjet 70-vjeçare, ti ?zhdukë? për pesë ditë. Dhe këtë nuk e themi ne, por e thotë vetë numri dy i qeverisë.

Zv.kryeministri Erion Braçe e thotë vetë që situata e plehrave të 70 viteve u zgjidh për vetëm pesë ditë.

Edhe në Elbasan dhe në Tiranë, qytetarët do të pranonin më mirë pesë ditë tym sesa të paguajnë miliona euro, për kompani private, disa nëpër off shore, disa me akuza për korrupsion e deri te lidhjet e forta me qeverinë dhe mediat./CNA.al

Afera korruptive me inceneratorin e Fierit/ Si i gënjeu Rama qytetarët një vit më parë

Skandali me mbetjet në Fier/ Gati landfilli, po inceneratori ku është?

Dokumentet ekskluzive-Skandali me inceneratorin e Fierit/ Si u zhvatën dhjetëra milion euro nga taksat e shqiptarëve

Dokumentet ekskluzive-Skandali me tenderin e inceneratorit/ Kompania fituese pa asnjë aktivitet biznesi, shkeljet proceduriale

Lajmet e fundit nga