×
  • Lajme
  • Lajme

    Vazhdojnë huqjet e MPJ-së në Twitter, etiketojnë një person gabim në vend të kryediplomatit të Maqedonisë së Veriut

    Reporteri
    01 Gusht 2021 | 19:14

    Në faqen zyrtare të Ministrisë së Jashtme dhe Diasporës së Kosovës në Twitter, është njoftuar për një vizitë të ministres Donika Gërvalla në Maqedoninë e Veriut.


    Gjatë njoftimit, në shkrimin në Twitter, është ngatrruar ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ku në vend të tij, është etiketuar një qytetar me emrin e njëjtë.

    Pas disa minutave, zyrtarët e MPJD-së së Kosovës, kanë ndryshuar postimin duke e etiketuar profilin zyrtar të ministrit Osmani.

    “E ftuar nga kolegu i saj nga Maqedonia e Veriut, Bujar Osmani, Ministrja e Punëve të Jashtme Gërvalla zhvilloi bisedime të shkëlqyera me Presidentin Pendarovski, Kryeministrin Zaev, Kryetarin e Kuvendit Xhaferi, dhe të tjerë. Ajo, gjithashtu mori pjesë në një ceremoni për të emërtuar një rrugë në nder të babait të saj të ndjerë, Jusuf Gërvalla”, thuhet në shkrimin e MPJD-së në Tëitter, raporton Zeri.info.

    Kujtojmë se faqja zyrtare në Twitter e Ministrisë që udhëhiqet nga Donika Gërvalla, është e njohur për gafa të tilla edhe më herët, ku para kësaj ishte ngatërruar flamuri i NATO-s me atë të OKB-së.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!