Ylli Merja: Lëkura e portokallit për të kuruar virozat e stinës, ja si ta përdorni

20 Shtator 2021, 13:48

Në rubrikën “ Bima dhe shëndeti’ me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja diskutuam sot për problemet e shëndetit në periudhën e vjeshtës, e cila është edhe periudha kur nisin virozat. Diarre dhe të vjella janë dy simptomat kryesore tek virozat e stinës të cilat mund të kurohen me lëngje frutash dhe çajra të ndryshëm, ku ndër kryesorët janë lëkurat e portokallit u shpreh mjeku alternative Ylli Merja.

Megjithatë është gjithmonë e rëndësishme që të keni konsultime me mjekët përkatës për të dhënë një kurë të saktë dhe të detajuar në varësi të simptomave që ju keni.