Kurti falënderon Finlandën për mbështetjen që i ka dhënë Kosovës dhe popullit të saj
Foto: ZKM

Kurti falënderon Finlandën për mbështetjen që i ka dhënë Kosovës dhe popullit të saj

Aktuale September 20, 2021 - 20:15

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ambasadorja e Finlandës në Kosovë, Pia Stjernvall kanë zhvilluar sot një takim ku u bisedua për marrëdhëniet miqësore në mes të dyja shteteve.

Në këtë takim po ashtu u diskutua edhe për fushat për përparimin e të dyja vendeve, sidomos në ato të teknologjisë së informacionit, zhvillimit social dhe ekonomik si dhe për projektet kapitale të Kosovës, si ato në energjinë e ripërtëritshme, në të cilat Finlanda mund të ofrojë ndihmën e saj.

Në takim u diskutua edhe për situatën pandemike.

“Kryeministri Kurti e falënderoi ambasadoren Stjernvall për gatishmërinë dhe mbështetjen e pareshtur që shteti i Finlandës i ka dhënë Kosovës dhe popullit të saj”, thuhet në njoftimin për media. /Zëri