Policia ka vijuar kontrollin me radarë gjatë natës në aksin Tiranë – Durrës, për të bërë të mundur prandalimin e aksidenteve.

Gjatë orëve të mbrëmjes si rezultat i monitorimit në rrugën interurbane Tiranë – Durrës-Tiranë janë pezulluar 9 leje drejtimi nga 1 deri në 3 muaj, për shpejtësi që varion nga 133 km/h deri në 147 km/h dhe masa administrative nga 6.000 lekë deri në 10.000 lekë të rinj.

Gjithashtu janë vendosur 24 masa administrative për shpejtësi mbi normat e lejuara, por pa sanksionin plotësues të pezullimit të lejes së drejtimit, vetëm me masë administrative deri në 4000 lekë të rij secilin prej tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *