×
  • Lajme
  • Lajme

    Skënderaj, policia e detyron vozitësen t’i largojë targat e Serbisë

    Reporteri
    21 Shtator 2021 | 9:23

    Ditën e sotme Policia në Skënderaj nuk ka lejuar një makinë me targa të Serbisë të kalojë në territorin e Kosovës pa ndërruar targat.


    Kjo shihet në disa pamje të publikuara ku shihet se vozitësja  është detyruar nga Policia e Kosovës të largojë targat dhe të vendosë targat e përkohshme.

    Kujtojmë se situata është përshkallëzuar dje pasi autoritetet e Kosovës nisën aplikimin e masës së reciprocitetit për targat e automjeteve nga Serbia, duke thënë se një vendim i tillë nuk është ndërmarrë kundër serbëve, por është imponuar nga Serbia.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!