KEDS rrit kualitetin e shërbimeve për mbi 100 mijë konsumatorë përmes investimeve në nënstacione
KEDS është duke realizuar një ndër investimet më të rëndësishme në rrjet, atë të modernizimit dhe digjitalizimit të shtatë nënstacioneve që ka nën menaxhim. Përmes këtij investimi mbi 100 mijë konsumatorë do të kenë siguri më të madhe në furnizim me energji elektrike, kualitet më të lartë dhe më të qëndrueshëm të shërbimeve, si dhe rritje të kapaciteteve energjetike.
Në këto nënstacione janë duke u vendosur pajisjet më bashkëkohore, po vendosen pajisje të fjalës së fundit të teknologjisë. Aktualisht këto investime po realizohen në nënstacione që përfshijnë Prishtinën, Ferizajn, Obiliqin, Malishevën, Prizrenin, Shtimen dhe Gjilanin. Pas përfundimit të tyre, KEDS do të vazhdojë modernizimin edhe të nënstacioneve tjera, deri në finalizimin e plotë të tyre.
Drejtori i Sistemit të Operimeve në KEDS, Bujar Jupaj theksoi se investimet milionëshe do të mundësojnë ofrimin e shërbimeve kualitative, nga të cilat do të përfitojnë mijëra qytetarë.
“Duke marrë parasysh se KEDS ka trashëguar një rrjet të vjetër të energjisë elektrike, janë ndërmarrë veprime të menjëhershëm të investimeve në nënstacione për modernizimin dhe digjitalizimin e rrjetit për të vetmen arsye, që konsumatorët të përfitojnë shërbime më efikase dhe më kualitative të energjisë elektrike. Investimet e tilla janë duke ndodhur në disa nënstacione, që kapin shifra milionëshe, nga të cilat përfitues të drejtpërdrejtë janë qindra-mijëra konsumatorë”, tha Jupaj.
Investime në nënstacione janë realizuar edhe më parë, ku KEDS-i ka digjitalizuar të gjitha përmes sistemit SCADA, duke mundësuar komandim nga distanca dhe përfitime të mëdha për të gjithë konsumatorët e KEDS-it. Paralel me të, kompania ka lansuar edhe programin “Kosovanet” për monitorimin dhe menaxhimin e tërë infrastrukturës të rrjetit dhe fuqisë punëtore, përmes së cilit shihet në kohë reale çdo lëvizje në rrjetin elektrik.
Investimet e tilla janë përmbushje e misionit të KEDS-it, që ka për synim ta ndriçojë Kosovën me infrastrukturën më moderne, me teknologjitë më bashkëkohore dhe më efiçiente.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga 26 Qershori, PrishtinaTicket shton dhe një destinacion të ri!
Shijo detin e krejt stinëve në “Holiday In 2”
Nga pushimet e punëtorëve e deri tek menaxhimi i inventarit - përmes AveHR mund t’i digjitalizoni Burimet Njerëzore
Nagip Krasniqi shkarkohet nga pozita e kryeshefit të KEK-ut
Saktësi, efikasitet dhe rehati - Ultratingulli revolucionar SonoMax 9
Aliu: Po planifikojmë tren të shpejtë në linjën Prishtinë-Fushë Kosovë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia
"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal
"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert