Ilustrim

Nëna nga Vitia raporton zhdukjen e dy vajzave të mitura

Një grua nga Vitia ka njoftuar Policinë se dy vajzat e saj të mitura janë zhdukur që nga data 20 korrik 2021.

Siç njofton Policia, ankuesja ka raportuar se që nga ajo ditë nuk di asgjë për vend-ndodhjen e dy vajzave të saj të mitura.

“Më datë 20.09.2021 ankuesja femër kosovare  ka raportuar se dy vajzat e saj të mitura kanë dal nga shtëpia me datë 23.07.2021 dhe që nga ajo ditë nuk dihet për vendndodhjen e tyre”, njofton Policia.

“Sipas ankueses dyshohet se vajzat e saj mund të gjenden në Shqipëri duke punuar pasi që edhe më parë kanë tentuar për të kaluar kufirin për në Shqipëri. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.