Dhespina, piktorja e njohur shqiptare në Rumani, e mbuluar nga harresa

19 Tetor 2021, 17:55Kulturë TEMA

Leonidha Mertiri

Nga Leonidha Mërtiri

– ish ambasador i Shqipërisë në Rumani

Atë mëngjes trokiti dera dhe në zyrë hyri Lida, sekretarja e ambasadës. Ambasador, tha ajo, do t’iu bëj një surprizë të bukur. Vështirë ta merrni me mënd. Ndërkaq, më vuri mbi tavolinë një nga organet e njohura të shtypit, të përditshmen, “Romania Libera”, pa më thënë se përse flitej, duke e hapur atë në një nga faqet e saj. Bëhej fjalë për një shkrim që ngrinte probleme të amnezisë ndaj disa artistëve të harruar rumun, duke u ndalur kryesisht te piktorja Dhespina Gjirokastra. Lexoj: “… ajo vinte nga Shqipëria e Jugut, nga Peshtani i Tepelenës…”.

Një piktore e njohur shqiptare, madje dhe bashkëfshatarja ime. Vërtetë surprizë, sa e papritur dhe e bukur! Kjo bëri që të interesohemi më tej, jo vetëm për figurën e saj, të harruar dhe nga komuniteti shqiptar që jetonte në Rumani, por dhe për ndonjë figurë tjetër me origjinë shqiptare që, për fat të keq, njiheshin pak. Harresa te ky komunitet, përjashtuar ndonjë shkrimi, vinte për faktin që bashkëkohës të këtyre personaliteteve ishin ndarë nga jeta apo në moshë tepër të kaluar, me gjuhën amtare pothuajse krejt të humbur…

Po kush është Dhespina Gjirokastra? Ajo ka lindur në Peshtan të rrethit të Tepelenës, me 28 tetor 1912. Fëmija i dytë i Thanas Dhame Kumes, pas vëllait të saj, tre vjetë më të madh, Polidehtit. Më vonë do të bëhet dhe me katër vëllezër të tjerë dhe motra, Helidona, Joneli, Sebastiani dhe Maria. Gjyshi i Dhespinës, Dhamja, tepër i njohur për veprimtarinë e tij patriotike. Ndërkohë, ai u muar qysh herët me tregti, përmes ecejakeve në Rumani, vend, të cilin shqiptarët e shihnin si një strehë bujare dhe të dashur, duke u bërë një tregtar i suksesshëm, me magazina të mëdha, i njohur aty me emrin Adam. Të dy fëmijtë, në vitin 1914, morën rrugën pas gjyshit të tyre në Bukuresht së bashku me prindërit, Thanasin, që në gjuhën rumune do t’i përgjigjej emri Atanas dhe të ëmën, Aleksandrën nga Korça, njerëzit e së cilës ishin vendosur në Braila, në qytetin tjetër rumun, ku shumë vite jetoi Naum Veqilharxhi, i cili punoi këtu për alfabetin e gjuhës shqipe. Dhespina ishte vetëm dy vjeçe. Pas do të linte Atdheun e të parëve, Peshtanin e saj, vendlindjen e dashur…, që do të mbetej veç në ëndrra të largëta, po aty, rrëzë malit hijerëndë të Golikut dhe sipër brigjeve të lumit Vjosa.

Dashuria e pakufishme për gjyshin Dhame-Adam, do të shkonte deri në adhurim. Është kjo arësyeja që punimet në pikturë të Dhespinës, qysh në moshë të hershme, për mbiemër të piktores, në më të shumtën e rasteve, do të kishin atë të gjyshit- Adam dhe së bashku me të, shumë herë dhe atë të qytetit më të njohur në zonën ku shtrihej fshati i vet, Gjirokastra: Dhespina Adam apo Dhespina Adam Gjirokastra.

Studente e talentuar, diplomuar në Akademinë e Arteve të Bukura në Bukuresht, duke patur profesorët e njohur, piktorët Camil Ressu dhe Jean Steriadu dhe më tej në Shkollën Nacionale Superiore në Paris me piktorët e famshëm Pierre-Henri Ducos de la Haille dhe François Xavier Bricard. Dhespina i përfundoi shkollat e mësipërme me rezultate të larta. Ajo eksploroi qysh gjatë këtyre studimeve gjini të ndryshme të pikturës, sidomos portretin, pejsazhin, që bartin veçori të qarta individuale dhe do të ishin më të dashurit e saj, që do ta shoqëronin gjatë gjithë veprimtarisë së spikatur në këtë fushë. Në ato vite të hershme, studjues të njohur, artistë të penelit dhe jo vetëm, e evidentojnë atë si mjeshtre të ngjyrave, të mjeteve shprehëse, duke e radhitur si bashkëudhëtare me përfaqësuesit e denjë të plejadës së artistëve të arteve figurative në panteonin e artit rumun.

Impresioniste si natyrë. Pejsazhet lidhen kryesisht me inspirimet nga natyra, siç theksuam, me ngjyra të gjalla, prandaj dhe çmohen për vlerat e tyre artistike. Të bukurën e dallon lehtë në to, por dhe në zhanrin e portretit, në tematikat e natyrave të qeta, në ato punime që kanë mbetur, sidomos ato që pamë në shtëpinë e motrës, sepse shumë prej tyre, duke u trashëguar nga njerëz të tjerë, janë shitur. Autoportretet pasqyrojnë dukshëm karakterin e fortë të autores, temperament të gjallë, me shumë vullnet, por dhe kryeneçe, bukurinë fizike dhe shpirtërore të saj, ashtu sikurse na e përshkroi dhe e motra, nënë Maria, që i kishte kaluar të tetëdhjetat kur u takuam me të, më e vogla e gjashtë fëmijëve, e vetmja e mbetur gjallë.

Duke qënë shpirtërisht pranë botës shqiptare, e frymëzuar nga flamuri shqiptar, e hodhi atë me shumë dashuri në telajo dhe që dukshëm transmeton emocione të veçanta, sikurse bën dhe “Me kostumin shqiptar”, që përcjell artistikisht tiparet origjinale të veshjes shqiptare. Lidhjet me familje të njohura shqiptare ishin nga më të dëshiruarat. Sidomos ato me familjen e shumënjohur Gjika, anëtarë të së cilës përmbi dy shekuj e gjysëm kanë drejtuar principatat në Vllahi dhe Moldavi dhe më vonë në Rumani, si kryeministra të saj. Gjurmët e kësaj familje ndihen dhe shihen qartë sot në të gjithë Rumaninë. Pati miqësi të veçantë me një nga pinjollët e kësaj familje princërore, ku shihet dhe në fotografinë e mëposhtme, Vladimir Gjika, princ, prift, që do të vdiste në burg në vitin 1954, me akuzën “spiun i Vatikanit dhe i pushtetit imperialist” dhe që para pak vitesh Papa Françesku dhe Kisha Katolike konfirmuan Lumturimin e tij.

Një ngjarje tjetër e rëndësishme në jetën e saj: Ftesa e Mbretit të Shqipërisë Ahmet Zogu në vitin 1937, për të qëndruar një muaj në Tiranë, në oborrin mbretëror, si artiste e njohur, përmbushi ëndrrën e kahershme të Dhespinës. Në një ceremoni të posaçme, Ahmet Zogu i dhuroi asaj një kostum popullor të qëndisur me fije ari, të cilin do ta ruante si një gjë të rrallë. Nën patronazhin e Mbretit, pas një udhëtimi në Gjirokastër, në kërkim të origjinës, ajo hapi këtu një ekspozitë, me punime në pikturë, për të cilën u fol nga shtypi i kohës.

Karakteri i Dhespinës do të ishte po ai që kemi pëmendur edhe kur shpirti iu trazua keqas. Ishte koha kur Rumania dhe vende të tjera, gjatë Luftës së  Dytë Botërore, në aleancë me Gjermaninë e Hitlerit kundër Bashkimit Sovjetik dhe forcave anglo-amerikane, me përparimin e Ushtrisë së Kuqe, u shkëputën nga influenca e ushtrisë gjermane, duke u radhitur kundër saj. I shoqi i saj, Istrati, siç pohon dhe studiuesi rumun, Tudor Octavian, duke qënë deri atëherë gjeneral, komandant aviacioni, u akuzua tashmë “për bombardime kundër ushtrisë sovjetike, si kriminel lufte, armik i popullit dhe u dënua me pushkatim”. Artistja ishte para një depresioni të madh. Pas kësaj, në kujtim të tij, herë-herë, punimet e veta do të mbanin për autorësi “Dhespina Adam Istrati”, mbiemri i të cilit përdorej për herë të parë. Shfaqje dashurie për të, por dhe revolte të hapur ndaj atyre që shkaktuan këtë.

Sipas Albumit “Piktorët rumunë të harruar”, botim i NOI-t, 2003, ajo ka  marrë pjesë në disa ekspozita kolektive dhe ka hapur shumë ekspozita personale, midis të cilave, ato në Tiranë, në vitin 1937, në Paris në “Grand Palais, në 1939, në Bukuresht, në “Sala Dalles”, në vitet 1941, 1943, 1944, 1945, 1967 etj.  Sot, në Muzeun Kombëtar të Arteve të Rumanisë, ruhen vetëm tri tablo të saj.

Ilustrimi i librave, revistave për fëmijë, një zhanër tjetër, nuk ka mbetur gjithashtu jashtë vëmendjes së piktores Dhespina Adam Kume, peneli i së cilës i ka bërë më të gjalla dhe tërheqëse ato dhe, siç vëren kritika e kohës, përmbushin madje dhe ndonjë mangësi të gjinive të trajtuara, duke u memorizuar lehtësisht te lexuesit. Apo, sipas vlerësimit të shtypit të atëhershëm, këto ilustrime “ishin kompozime spektakulare grafike, joshëse, me ngjyra dhe ekspresivitet”.

Por tërë veprimtaria e saj do të ndërpritej në atë ditë të 4 marsit 1977, kur Rumania u godit nga një tërmet i fuqishëm, me magnitudë 7.2, i cili shkaktoi vdekjen e mbi 1570 njerëzve,  kryesisht në Bukuresht dhe të rreth 12 mijë të tjerëve të plagosur. Goditje të tillë Rumania e kishte përjetuar dhe 37 vjetë më parë, më 1940, me tërmetin prej 7.4 ballë, që goditi Vrançean, në lindje të vendit. Pallati ku banonte Dhespina, në katin e tetë, në qendër të Bukureshtit, u shëmb i tëri. Në rrënojat e tij mbeti dhe piktorja e njohur Dhespina Adam Kume, bashkë me mikeshat që kishte ftuar në ateljen e vet, të cilat do të nxirreshin prej andej pas dy ditësh. Humbën dhe punime të saj, kopja e vetme e filmit dokumentar nga vizita në Shqipëri dhe suvenire të shumëllojshme nga vende të ndryshme. Ishte humbje e madhe kjo, krahas edhe disa artistëve të tjerë, që gjetën vdekjen nga kjo fatkeqësi,  jo vetëm për njerëzit e tyre të afërt, por dhe për artin rumun në përgjithësi. Por kjo nuk do të thotë të humbasë tërë veprimtaria artistike e këtyre njerëzve të talentuar, duke ia lënë atë amnezisë dhe pas dekadash (dhe kjo, nëse ndodh) të mjaftohesh vetëm me ndonjë shkrim për ta.

Dossier: Vizita e parealizuar në vendlindje

Dy vjet para se të vdiste tragjikisht nga tërmeti në Rumani, Dhespina ka kërkuar të vizitoj Shqipërinë. Nuk kemi ende në dorë një dokument pse ju refuzua vizita, por kemi në dorë një raport të ambasadës sonë në Rumani që i përcjellë kërkesën Komitetit për Marrëdhënie me jashtë në Tiranë.

Përmes një shkrese që mban datën 29 janar 1975, ambasada jonë në Rumani I shkruan Komitetit për Marrëdhënie me jashtë një letër “Mbi ardhjen në Shqipëri të piktores Despina Gjirokastra”

Përfaqësia jonë në Bukuresht,me shkresen e saj Nr.3 date 10.1.1975 na dërgon disa materiale(katalloge,kupyra shtypi dhe një libër për fëmijë të ilustruar)lidhur me piktoren rumune me origjinë shqiptare (lindur në Peshtan të Tepelenës) Despina Gjirokastra e cila ka kërkuar të vizitojë Shqipërinë për të bërë piktura nga vendi ynë dhe për të hapur pastaj një ekspozitë në Rumani.

Ajo ka premtuar që ti dhurojë vendit tonë disa vepra të sajat.Ambasada e cilëson Despina Gjirokastrën si “piktore me origjinë shqiptare dhe me qëndrim të mirë patriotik”.

Nga studimi i materialeve të përcjella me shkresën e sipër me del se Despina Gjirokastra ka mbaruar(me siguri qysh para luftës së Dytë Botërore) Akademinë e Arteve të Bukura te Bukureshtit dhe është specializuar nëpikturën afeske në Ecole Nationale Supérieure des Beaux-Arts të Parisit.Ne vitin 1937 ajo ka ardhur në Shqipëri ku ka bërë një numur pikturash dhe ka hapur ekspozitë me rastin e 25 vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë në “Tenis-klub Mbretënuer” nën patronazhin e “princeshës” Ruhije.

Nga kronikat e shtypit të asaj kohe del se Despina (e cila ahere mbante emrin Pina Mosku) paska pikturuar edhe një portret të Ahmet Zogut.

Me sa na lejon katalogu (ku ka disa riprodhime pikturash skulpturash)dhe libri,ilustruar nga ajo për fëmijë,del se Despina Gjirokastra ndjek shkollën klasike të realizmit.

Kjo është shkresa zyrtare. Përgjigjja ende nuk dihet, por me se duket, për vizitën e dytë, mund të jetë bërë pengesë vizita e parë në vitin 1937, me rastin e 25 vjetorit të pavarësisë dhe piktura e saj për Mbretin Zog.

Shpresojmë që së shpejti të gjejmë shumicën e pikturave të saj dhe të botojmë me to një album. (M.Baze)

 

9 komente në “Dhespina, piktorja e njohur shqiptare në Rumani, e mbuluar nga harresa”

  1. Baliu says:

    Kjo po e meritojka te dihet me shum per te.

  2. E verteta dhemb.... says:

    Kjo ishte grekja Despoina Moskou o Mero “istoriani” e jo “shqiptare”!!!
    Tani si nje greke apo edhe kristiane orthodhoxe nuk ka sesi te kujtohet apo vleresohet ne nje hale islamikesh!
    Duhet te ishte ndonje haneme turkoshqipfolese qe te kujtohet sot…..mgjse pak rendesi ka vleresimi nga zaptuesit turkoshqipfoles te xanun te tokes kristiane.

    1. Taulant says:

      Plehr n.q.s je grek por nuk je i tille falendero SHQIPTARET qe te dhuruan pavaresin .
      Iku koha qe mashtronit rrace bastardesh.
      Ua shtyp koken mire Erdogani ju plehra ndyresira bizantine njerez pa moral mosmirenjohes.

    2. karispidis says:

      Mahmut… lexo perseri dhe mos ha mut

    3. vjeshta says:

      Kur jetoi ajo, ju nuk ishit akoma shtet,bythkiris!
      Ajo ishte vllahe, greke fare por të paktën shtetësi shqiptare. Dhe po e pe me kujdes diku kishte pikturuar një shqipe dykrenare!
      Na e lëpij pak bythën se e kemi pis!

  3. Agim says:

    Te lumte Leonidha.Nje shkrim I.mrekullueshem ne cdo aspekt- hulumtim, informim, trajtim me mend e me shpirt..Nje kontribut per Njeriun Shqiptar si nocion/topologji me teper se sa si.homo sapiens…Urime!

  4. Anila says:

    Urme ambasador per shkrimin. Shkruar me kulture r atdhetarizem. I kthjellet dhe me informacion te bollshem.

  5. Arben says:

    O taulant shkerdhata o legen po pse shqiptaret orthodoks jane greke dhe katoliket jane italiane atehere ti je turk nuk je shqiptare idiot mos harro se ne shqipri ka pasur ve
    tem orthodks dhe katolik jeni qe u kthyhet ne muslymon bythqira mbas vdekjes se skenderbeut

    1. "....nese gervish sadopak nje myslimon shqipfoles do te zbulosh arabin qe ai fsheh mes vetit!!! says:

      E nise mire e perfundova keq(jo sakt): sumqiri taullan nuk ka qen kurre shqiptar por turk safi…..
      Asnje vero shqiptar nuk u be muslimon ,kjo eshte nje “prralle me mbret” e sumqireve turkoshqipfoles per te mohuar apo justifikuar turqesine e tyre qe gjithe sesi nuk mohohet……por keta jane njethundraket turkoshqipfoles rrace bastarde afghanesh,hedhin balte mbi te paret e tyre.
      Ne france, Germany,londer etj lindin arabe dhe marrin citizens evropiane por kurresesi nuk mohojne origjinen e tyre arabe,madje e thexojne me kurajo dhe bravo per kete.
      Ndersa keta lanetet tane nuk lene gure pa levizur(duke nderruar emra e surrat) mjafton te mos ifentifikohen si turq…!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje