Derbi i kryeqytetit, UEFA sjell të dërguar specialë për sigurinë në “Air Albania”

Oct 20, 2021 | 8:43
SHPËRNDAJE

Tirana-Partizani mund të vendosë finalen e Ligës së Konferencës ose mund të ndikojë për mirë apo për keq. Në sfidën e ditës së hënë do të jenë të pranishëm në “Air Albania” inspektorë të UEFA-s. Ata do të ndjekin nga afër ndeshjen dhe do të shohin masat e sigurisë në impiantin e ri si dhe sjelljen e tifozëve në stadium.

TIRONA FANATICS

Nga ana e FSHF-së klubeve u është njoftuar se janë nën monitorim dhe tifozët duhet të sillen në mënyrë shembullore. Shkurt, derbi është një nga provat gjenerale për finalen e fundsezonit.

GUERRILS

NGJARJA – Incidenti në ndeshjen mes Shqipërisë dhe Polonisë ka vënë në lëvizje organet e UEFA-s, të cilat do të dërgojnë një grup ekspertësh për të ndjekur me vëmendje çdo ndeshje që do të zhvillohet në “Air Albania”, duke qenë se aty është përcaktuar se do të luhet ndeshja finale e Ligës së Konferencës, që është një eveniment i rrallë për Shqipërinë, gjithashtu është edhe një reklamë e madhe për ne. Duke qenë se është aktivitet i UEFA-s, ajo do që aty të mos ndodhë asnjë lloj incidenti.

Ajo që ngjau ndaj Polonisë ka tërhequr vëmendjen e shtëpisë europiane të futbollit dhe tani rrezikojmë shumë sepse në rast se do të përsëriteshin të tilla skena në të ardhmen, pra deri në maj kur do të luhet edhe finalja, duke filluar që me ndeshjet tona derbi, por edhe ato të rëndësishme, ndoshta edhe me ndeshjet e ekipit tonë kombëtar, nuk është çudi që UEFA të ndryshojë stadiumin.

PANORAMASPORT.AL

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura