Sulmi në Trepçë, Kurti premton 70 milionë euro investime: S’ka individë e as grup më të fuqishëm se shteti

Aktuale

Sulmi në Trepçë, Kurti premton 70 milionë euro investime: S’ka individë e as grup më të fuqishëm se shteti

Më: 20 tetor 2021 Në ora: 07:41
Artane Rizvanolli dhe Albin Kurti

(E plotësuar 11:05) - Kurti nuk e komenton takimin e nesërm në Bruksel për çështjen e targave

Të enjten në Bruksel do të takohen grupet teknike të Kosovës dhe Serbisë për të diskutuar lidhur me çështjen e targave.

Për takimin e nesërm është pyetur Kurti, por që i njëjti nuk ka dashur të flas rreth kësaj.

"Jemi në Trepçë dhe për këtë e keni zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi", ka thënë ai.

***

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, e ka dënuar sulmin ndaj ushtruesit të detyrës së kryeshefit të “Trepçës”, Enis Abdurrahmani dhe drejtorit të administratës, Besim Haxhiu, në zyrat e kësaj ndërmarrjeje.

Këto komente ai i bëri kur bashkë me ministren e Ekonomisë Artane Rizvanolli vizituan ndërmarrjen.

Kreu i Qeverisë më tej shtoi se nuk do të lejojë që asnjë individ e as grup të jetë më i fuqishëm se shtetit, duke u zotuar për mbushjen e menaxhmentit.

“Na vjen shumë keq çfarë ka ndodhur, një sulm i organizuar e i dhunshëm mbi udhëheqjen por me këtë rast e dënojmë ashpër këtë sulm dhe nuk është në të mirën e askujt”.

“Si kryeministër i vendit, zotohem se nuk do të ketë asnjë individ e as grup më të fuqishëm se shteti. E ata që dëshirojnë këtë, bien ndesh me ligjin”, tha Kurti.

Nga takimi që pati me këta të fundit Kurti tha se ka marrë lajme të mira për nxjerrjen e xeheve dhe rritjen e çmimeve në bursë si rrallë herë.

Madje ai u zotua se në dy vjetët e ardhshme do të investohen 70 milionë euro.

“Sot erdhëm këtu në Trepçë që të takohemi me udhëheqësit e saj, diskutuam për situatën në Trepçë dhe mund të them se jam i inkurajuar me faktin që në muajin shtator ka pasur prodhim mbi 16 ton xehe në minierën e Stantërgut dhe mbi 4 mijë në atë të Kishnicës në  Artanë, pra në total janë mbi 20 mijë tonë në muajin shtator”.

“Në anën tjetër është lajm i mirë për Trepçën se çmimet në bursë janë ngritur, janë të larta si rrallë herë. Pra diku mbi 3 500 ton. Jemi të lumtur kur ishim në pranverë në Qeveri, e kemi dëshmuar se jemi shumë të interesuar për Trepçën dhe këtë e kemi bërë materialisht, ku në kushte gjendje pandemike, e kur ishim në gjendje shumë të vështirë edhe politike, ne i kemi ndarë mbi 7 milionë euro për Trepçën. Për dt vjet do të investojmë së paku 70 milionë euro”, tha Kurti.

Abdurrahmani e ka akuzuar ish-kryeshefin e Trepçës, Rafet Ibishin, sulm duke thënë se kishte për qëllim dëmtimin e pronave të ndërmarrjes.

Kurti dhe Rizvanolli vizitojnë ndërmarrjen “Trepça”

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti bashkë me ministren e Ekonomisë Artane Rizvanolli kanë vizituar ndërmarrjen “Trepça”.

Vizita e tyre vjen pas sulmit që ka ndodhur mes ushtruesit të detyrës së kryeshefit të “Trepçës”, Enis Abdurrahmani dhe drejtorit të administratës, Besim Haxhiu, në zyrat e kësaj ndërmarrjeje.

Abdurrahmani e ka akuzuar ish-kryeshefin e Trepçës, Rafet Ibishin, për këtë sulm, duke thënë se kishte për qëllim dëmtimin e pronave të ndërmarrjes.

Kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli sot në orët e mëngjesit vizitojnë ndërmarrjen “Trepça”.

Vizita e Kurtit dhe Rizvanollit në Trepçë do të bëhet në ora 08:00

Pas vizitës do të ketë prononcim për media.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat