VIDEO/ Ishte një nga mungesat e mëdha të Kombëtares ndaj Polonisë, Gjasula mesazh tifozëve: Faleminderit për mbështetjen, shihemi në nëntor…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 20, 2021 | 10:35

VIDEO/ Ishte një nga mungesat e mëdha të Kombëtares ndaj Polonisë, Gjasula mesazh tifozëve: Faleminderit për mbështetjen, shihemi në nëntor…

Klaus Gjasula ishte një ndër mungesat e mëdha për Kombëtaren shqiptare për ndeshjen ndaj Polonisë, ku kuqezinjtë humbën 0-1 në stadiumin “AIR Albania”, të vlefshme për fushatën kualifikuese të Botërorit “KATAR 2022”.

GJASULA

Gjasula gjatë ditës së takimit ndaj Polonisë, u diagnostikua pozitiv me COVID-19 dhe për këtë nëpërmjet faqes së Federatës Shqiptare të Futbollit në rrjetin social “Instagram”, mesfushori kuqezi ka një mesazh për tifozët duke i falënderuar për mbështetjen dhe komentet pozitive:

“Përshëndetje! Ju falënderoj të gjithë për mbështetjen dhe për komentet pozitive në këtë fazë të vështirë që kam kaluar. Shpresoj që të shihemi sa më shpejt në nëntor, edhe gëzohem shumë.”, përfundoi mesazhin e tij Klaus Gjasula.


View this post on Instagram

A post shared by FSHF (@fshforg)


PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"