×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani i përgjigjet Dakës: Nuk më zbrapsin “kërcënimet” për dërgim në Kushtetuese

    Reporteri
    20 Tetor 2021 | 17:56

    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani i është përgjigjur deklaratës së ish-kryesueses së KQZ-së, Valdete Daka pasi kjo e fundit tha se do ta dërgojë në Kushtetuese vendimin për shkarkimin e saj.

    Osmani e ka cilësuar si “kërcënim”, që sipas saj nuk do ta zbraps atë.

    “Mua nuk do të mund të më zpraps askush me kërcënime për dërgim në Gjykatën Kushtetuese. Mbi të gjitha kam mandat të qartë popullor dhe nga kjo nuk do të tërhiqem në asnjë moment”, tha Osmani.

    Valdete Daka paralajmëron dje se do të ndërmarrë të gjitha veprimet ligjore për ta kundërshtuar vendimin e presidentes Osmani për shkarkimin e saj.

    “Natyrisht, për më shumë do të njoftoheni me kohë”, ka thënë shkurt Daka dje për lajmi.net kur është pyetur se a do t’i ndjek rrugët ligjore ndaj Vjosa Osmanit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!