E rrahën për një shall, përfundon në gjendje kome

Futboll

E rrahën për një shall, përfundon në gjendje kome

Më: 20 tetor 2021 Në ora: 18:11
E rrahën për një shall, përfundon në gjendje kome

Manchester City bëri detyrën, duke fituar me rezultatin e thellë 1-5 në transfertën ndaj Club Brugge, por udhëtimi në Belgjikë ka rezultuar fatal për një nga tifozët e “sky blues”.

Bëhet fjalë për 63-vjeçarin Guido De Paoë, i cili u dhunua barbarisht nga disa tifozë të Brugge, në një stacion shërbimi në qytetin belg dhe aktualisht ka përfunduar në spital, në gjendje kritike për jetën.

Policia belge ka raportuar ngjarjen dhe ka thënë se për këtë rast janë vënë në pranga 5 persona, ndërsa djali i 63-vjeçarit anglez konfirmon se babai i tij është në gjendje kome në spitalin e qytetit.

Ndërkohë “Manchester Evening News” raporton se sherri mes palëve ka ndodhur për një shall, të cilin tifozët belgë ia morën anglezit 63-vjeçar për ta shkelur me këmbë, por ky i fundit kishte tentuar ta rimarrë sërish.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat