Zëvendësministrja e Drejtësisë: Raporti KE-së flet për Vettingun që nuk e kemi filluar ende NULL NULL 20.10.2021 18:32 20.10.2021 18:32 Zëvendësministrja e Drejtësisë, Nita Shala, thotë se Raporti i Komisionit Evropian flet për procesin e Vettingut që ende nuk ka nisur në Kosovë e pikërisht për këtë nuk e sheh si problem. “Nuk shoh problem në procesin e Vettingut sepse këtë proces nuk e kemi filluar akoma. Nëse lexojmë Raportin e Progresit aty evidentohet se Kosova është në fazë të hershme drejtë zhvillimit të një sistemi drejtësie funksional. Raporti evidenton që administrimi i drejtësisë në Republikën e Kosovës është i ngadalshëm, jo efikas dhe i ndikueshëm nga faktorët e jashtëm përfshirë politikën”. Shala në “Info Magazine” thotë se në raport kërkohet krijimi i menjëhershëm i Vettingut e kjo do të pamundësonte arritjen e rezultateve që priten dhe duhen nga Vettingu, njofton Klankosova.tv. “Mekanizmi i Vettingut është çelësi për të garantuar që të kemi një gjyqësor të drejtë, efikas dhe të pandikueshëm. Shqetësimi që adresohet në Raportin e Progresit është lidhur me një proces Vettingu të menjëhershëm e që është shqetësim që e ndajmë edhe ne si Ministri e Drejtësisë dhe grupi punues. Në asnjë pjesë të rekomandimit që është miratuar në Qeveri nuk referohet vetëm një Vetting i menjëhershëm por referohet edhe krijimi i mekanizmave të cilët do të garantojnë Vetting të vazhdueshëm brenda këshillave të Këshillit Gjyqësor dhe atij Prokurorial”. “Mekanizmi i Vettingut nuk është i thjeshtë dhe na duhet shumë punë për të arritur suksesin që dëshirojmë të arrijmë. Me një Vetting të menjëhershëm nuk arrihen rezultatet që duam të arrihen”, deklaroi Shala. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Crosetto pas takimit me Maqedoncin: Do të bashkëpunojmë me FSK-në për të mbështetur sigurinë në rajon 27 minuta më parë
Kosova Maqedonci informoi homologun italian për mbështetjen që Kosova po i ofron Ukrainës 1 orë më parë
Kosova Maqedonci pas takimit me homologun italian: Kosova në NATO do të garantonte stabilitet dhe paqe në Ballkan 2 orë më parë